.
PLANIFIKIMI MEDIATIK DHE KOMUNIKATIV

PLANIFIKIMI MEDIATIK DHE KOMUNIKATIV

Hartimi i suksesshëm i strategjisë mediatike dhe komunikative është bazë në të cilën bazohet çdo kampanjë efikase. Direct Media me njohuritë e veta, përvojën dhe mjetet ofron ide dhe zgjidhje të integruara të cilat e forcojnë brendin dhe krijojnë përvojat relevante për konsumatorët.

Fregmenitimi gjithnjë më i madh dhe epoka e „personalizimit“ kërkon prej neve qasje unike ndaj grupit synues. Teknologjitë e reja i mundësojnë brendeve komunikim dykahësh me konsumatorët e vet. Prandaj planifikimi ynë mediatik dhe komunikativ merr për bazë consumer journey dhe faktin se bota mediatike është e ndarë në paid, earned dhe owned media. Duke pasur në fokus ROI, shfrytëzojmë njohjen e thellë të tregut dhe shprehitë e konsumatorëve, teknologjitë e reja dhe konceptet origjinale në mënyrë që t’i ofrojmë partnerëve tonë zgjidhje efikase.

HULUMTIMI DHE ANALIZA

HULUMTIMI DHE ANALIZA

Jetojmë në kohën “big data” e cila para neve vë sfidën të kuptojmë ndryshimet dhe t’i hulumtojmë mundësitë e reja për kontaktimin e konsumatorëve.

Direct Media disponon me të gjitha hulumtimet relevante dhe bazat e të dhënave, por zhvillon edhe veglat dhe analizat e veta. Përvoja dhe njohuritë na mundësojnë krijimin pasqyrës gjithpërfshirëse e cila paraqet bazën për ndërtimin e stragegjisë komunikative të suksesshme.

INSIGHTS

INSIGHTS

Detyra kryesore e Insight ëshë të kuptuarit e ndikimeve kryesore, analizën e të dhënave dhe sintezën e të gjitha rezultateve në konkluzionin i cili zbulon trendin dhe faktet e reja.

Depërtimi (d.m.th. të kuptuarit dhe konkluzioni i drejtë) është ai informacion kryesor për aprovimin e vendimeve të mira dhe në kohën e duhur dhe paraqet bazën e planifikimit strategjik.



Synojmë që këshillat tona të kenë vlerë praktike dhe të bëjnë dallimin në dobi të partnerëve tanë.

MEDIA BUYING

MEDIA BUYING

Marketingu modern, dhe në përputhje me të edhe reklamimi, ballafaqohen me presionin që të racionalizohen buxhetet dhe të sigurohet kthimi sa më i madh i investimeve.

Duke ndjekur idenë e strategjive më të mira për klientët, puna jonë është të gjejmë mënyrën më efikase dhe optimale për të arritur te publiku të cilit iu drejtohemi. Qëllimi është kualiteti me çmim më të volitshëm, çka varet nga fuqia e agjencionit dhe pozitës në treg, si dhe procesit të negocimit i cili është përsosur viteve të fundit.

DIGITAL PLANING

PLDIGITAL PLANING

Planifikimi mediatik është aftësi e përzgjedhjes së platformave të duhura për reklamimin e produkteve ose shërbimeve të klientëve. Planerët digjital kanë detyrë të vështirë që të përcaktojnë kur, ku dhe sa shpesh duhet të emitohet reklama e klientit. Qëllimi është që të “qëllojnë” grupin e duhur qëllimor, në kohën e duhur dhe përmes kanalit të duhur dhe e tërë kjo në kuadër të buxhetit të dhënë. Strategët dhe planerët tanë në mënyrë precize dhe të detajuar kombinojnë targetimin, planifikimin taktik, optimizimin, adaptimin dhe atributimin në mënyrë që klientit t’i ofrojnë më shumë për buxhetin e investuar.



Si liderë në tregun mediatik digjital, partnerëve tanë mund t’i ofrojmë privilegjin që të parët të shfrytëzojnë teknologjitë e reja, kanalet dhe platformat:

  • Native Advertising (Reklamat Vendore)
  • Strategjitë e reklamimit në mediat sociale.
  • Teknikat e avancuara dhe teknikat e retargeting-ut.
  • Kampanjat në kërkimorë me përcjellje dhe përshtatshmëri të përhershme, për të realizuar rezultate maksimale.
  • Strategjitë e shfaqjes në të gjitha mediat digjitale me përdorimin e të gjitha kanaleve.
  • Video reklamimi në pozicionet të cilat sigurojnë dukshmërinë më të madhe të brendit.
PROGRAMATIC, RTB & BIG DATA

PROGRAMATIC, RTB & BIG DATA

“Programmatic është gluten i reklamimit”– këtë fjali e ka shqiptuar udhëheqësi i njohur Jimmy Kimmel në emisionin e tij. Si edhe gluteni, “programmatic” është bërë frazë të cilën e përdorin shumë njerëz, por një numër i vogël e kupton thelbësisht, dinë vetëm se bëhet fjalë për diçka të rëndësishme. Edhe atë me arsye.

Programmatic nënkupton spektër të gjerë të teknologjive të ndryshme të cilat mundësojnë qiradhënie dhe optimizim në fushën e mediave digjitale. Këto teknologji zëvendësojnë metodat “manuale” të marrjes me qira, kështu që tani reklamuesit mund të marrin pozicione në mediat digjitale më shpejtë dhe në mënyrë më efikase se sa kurrë më parë.
Si pionierë në treg në këtë fushë, jemi të gatshëm që klientit t’i ofrojmë dituritë dhe përvojat tona në analizën e të dhënave nga display reklamimi, reklamimi mobil, rrjetet sociale, video dhe display formate jostandarde dhe komplet platformën e domosdoshme për kampanjat programmatic.
Kombinimi i softverit të avancuar dhe ekspertizës sonë garantojnë rezultate të larta.

SOCIAL MEDIA & CONTENT MARKETING

SOCIAL MEDIA & CONTENT MARKETING

Ekspertët tanë në fushën e përmbajtjes dhe reklamimit në mediat shoqërore me kujdes përzgjedhin kanalet më të mira përmes të cilëve i plasojnë reklamat ashtu që ato të depërtojnë deri te grupi synues i vërtetë në kohën e duhur dhe t’i realizojnë qëllimet e vendosura dhe efektet maksimale të kampanjës. Gjatë planifikimit, cilësimit dhe optimizimit të kampanjës përdorim veglat më të mira të softver-it dhe trendet më të reja.

Ekipi është i specializuar për të ofruar më shumë në këto segmente:

  • Administrimi i profilit në rrjetet shoqërore
  • Strategjia e paraqitjes në blogosferë dhe menaxhimi me komentet
  • Zhvillimi dhe optimizimi i përmbajtjes në rrjetet sociale
  • Optimizimi i përmbajtjes tekstuale dhe dizajni vizual për postimet në rrjetet sociale
  • Kampanjat e paguara në mediat shoqërore dhe kampanjat „Native Advertising“
MOBILE ADVERTISING

MOBILE ADVERTISING

Platformat mobile gjithnjë e më shumë janë duke marrë përparësi mbi përdorimin e desktop-it. Me kombinimin e të dhënave për platformat mobile dhe njohurive të marketingut, ne mund ta udhëzojmë secilin klientë në rrugën drejt suksesit afarist. E njohim ekosistemin mobil, dhe ajo që është më e rëndësishme, dijmë t’i shfrytëzojmë mediat e caktuara për startegjitë përkatëse. Njëkohësisht, i kuptojmë trendet, teknologjitë dhe inovimet, sepse pandërprerë avancojmë veten.


Kemi vendosur standarde industriale me më shumë se 250 partnerë vendor dhe botëror. Ne nuk e kopjojmë kampanjën desktop në platformat tjera por perceptojmë pikat e forta të secilit kanal veç e veç dhe kështu e theksojmë brendin.


Shumë mirë na është e njohur fuqia e kreativitetit, në mënyrë që brendi të nxirret në plan të parë në fazat e ndryshme të blerjes. Prandaj pandërprerë e testojmë dhe përsosim punë tonë, duke përcjellur cilat janë mënyrat që tregimi t’i tërheqë njerëzit.

EMAIL & CRM

EMAIL & CRM

Kur e lidhim përmbajtjen e duhur me grupin synues më të mirë në njërën anë dhe përzgjedhjen e drejtë të kanalit të kominikimit në momentin e duhur nga ana tjetër– fitojmë rezulatate maksimale. Pikërisht kjo është arsye për të cilën ekspertët tanë për CRM i integrojnë të gjitha aspektet e kampanjës duke shfrytëzuar këto kanale:

  • Email marketingun në të gjitha pajisjet dhe platformat
  • Angazhimi i shfrytëzuesve përmes notifikimit Push
  • Targetimi i shfrytëzuesve duke përdorur Geo-Fencing dhe Geo-Targeting
  • Kanale të posaçme për pajisjet mobile siç janë SMS, QR kodet ose Augmented Reality
  • Hyper-targeting i shfrytëzuesve duke përdorur listë të posaçme dhe përmbajtje të personalizuar
STAFI KRIJUES DHE PRODUKSIONI

Stafi krijues dhe produksioni

Të udhëhequr nga nevojat e partnerëve që punët e veta t’i kryejnë në një vend me dozën e nevojshme të kreativitetit dhe origjinales, dhe me sigurinë, precizitetin dhe përgjegjësinë të cilën e nënkupton puna në agjencion, kemi krijuar departamentin kreativ.

Ekipi jonë kreativ shfrytëzon përvojën e vet, talentin dhe përkushtimin e inovacionit që të zhvillojë strategji kreative të brendit, të krijojë identitet vizual, identitet dhe koncept korporativ dedikuar për të gjitha materialet.

Duke lidhur Insights dhe consumer center thinking, qëllimi ynë është krijimi i përmbajtjes kreative relative për brendin dhe konsumatorët.

Krijojmë material dhe përmbajtje të brendit për nevojat e reklamimit në mediat tradicionale, si dhe për të gjitha format e platformave online dhe të rrjeteve shoqërore.

PROJEKTET E POSAÇME

PROJEKTET E POSAÇME

Zhvillimi i tregut të komunikimit është pyetje për klientët që të dallohen nga konkurenca dhe si t’iu ofrohen në mënyrë sa më adekuate konsumatorëve. Duke u përpjekur që t’ia paraqesim klientët tanë konsumatorëve në mënyrë ndryshe, inovative, ne kemi njohur rëndësinë e mjeteve jokonvencionale për reklamim.

Klientët tanë kanë mundësinë që të marrin pjesë në produksionin e formateve të ndryshme të cilët iu përgjigjen profilit të grupit synues dhe imazhit të brendit. Përveç prezantimit të produktit, ekziston mundësia e implementimit të pakove të sponzorimit, si dhe mënyrave tjera të vizualizimit të porosisë konsumatorëve në mediat tradicionale. Këtu është edhe mundësia e implementimit në projektet e posaçme të krijuara të cilët përfshijnë të gjitha kanalet e komunikimit por edhe përmbajtjen ekskluzive të krijuar për mediat dhe disa kanale plotësisht të reja të komunikimit.

TRAJNIMET & EDUKIMI

TRAJNIMET & EDUKIMI

Trajnimi i vazhdueshëm dhe zhvillimi i profesionalitetit ëshët nismëtar i suksesit në gjithë atë çfarë e bëjmë. Direct Media është sistem me program të trajnimit më të mirë në regjion për të punësuarit dhe partnerët tonë të cilët mundësojnë edukimin në fushën e trendeve aktuale të reklamimit, organizimit të punëtorive, seminareve dhe ligjëratave të ekspertëve më të njohur botëror.

KËSHILLIMET PROFESIONALE

KËSHILLIMET PROFESIONALE

Menaxhmentin e agjencionit e përbëjnë ekspertët nga fushat e ndryshme. Kjo na mundëson që secilën punë ta perceptojmë nga të gjitha këndet e mundshme dhe të propozojmë zgjidhje gjithëpërfshirëse. Ndërtojmë marrëdhënie cilësore me parnerët tanë dhe posedojmë njohuri, përvojë dhe mjete të cilat janë të nevojshme për krijimin e kampanjave të suksesshme. Por mbi të gjitha, kemi ekip të besueshëm të njerëzve të talentuar dhe me përvojë të cilët klientët tanë i udhëheqin përmes planifikimit, qira marrjes, dizajnit dhe implementimit të kampanjës.

PËRMBAJTJA MEDIATIKE

PËRMBAJTJA MEDIATIKE

Si sistem mediatik udhëheqës në regjion Direct Media është lider në fushën e akvizimit të përmbajtjes mediatike.

Mundësinë e këmi kuptuar në kohën e duhur që t’i forcojmë marrëdhëniet tona me klientët kështu që strategjinë tonë korporative e kemi zgjeruar edhe në akvizimin e materialit audiovizual. Në portofolion e vet të begatshëm, Direct Media me krenari thekson disa nga projektet kryesore në nivelin nacional, regjional dhe global.

Filozofia jonë është se investimi në përmbajtjen dhe teknologjinë është përparësi e pazakontë e cila neve na bënë partner optimal për klientët tanë.